Gjatë këtyre muajve është përfolur gjatë se prezantuesja e njohur Ilda Bejleri dhe deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ishin në një lidhje. Mirëpo edhe pse u diskutua shumë, ata asnjëherë nuk e pranuan se janë bashkë.

Madje në një intervistë Klevis tha se marrëdhënia e tyre nuk përbënte interes dhe se ai me Ildën janë thjesht miq, duke e cilësuar madje dhe si një nga moderatoret më simpatike në Shqipëri.

Megjithatë edhe pse të dy e mohonin, burime pranë çiftit treguan se ata po bënin plane që të nisnin një bashkëjetesë, mirëpo këto plane nuk u bën reale asnjëherë, duke qenë se së fundmi ka qarkulluar lajmi se dyshja është ndarë.

Sipas burimeve të Newsbomb.al, Ilda dhe Klevisi nuk kanë më asnjë kontakt me njëri-tjetrin dhe lidhja mes tyre ka marrë fund, ende pa u konfirmuar.


