Një shqiptar i cili jetonte me bashkëshorten e tij në një shtëpi me qira në Britani janë bërë milioner brenda ditës pasi pronari i shtëpisë, një 94-vjeçar, pasi vdiq i la trashëgimi atij të gjithë pasurinë e tij, duke qenë se çifti e kishte ndihmuar atë me punë të ndryshme.
Sipas Daily Mail në një testament që ai nënshkroi në vitin 2016 ai i la të gjithë trashëgimin e tij banorëve që kishin marrë shtëpinë e tij me qira, shqiptarit Agon Berisha dhe bashkëshortes së tij Karla Evans.

Prindërit e dy fëmijëve të vegjël, shqiptari me gruan e tij para se të bëheshin të pasur, morën me qira një shtëpi që ishte pronë e plakut. Ata më vonë filluan t’i ndihmonin plakut pa rrogë dhe nisën ia kryenin pazaret që ai kishte.
Megjithatë edhe pse i moshuari, Wynford Hodge, ja la pasurinë e tij të përberë prej një ferme e cila kishte vlerën e 1.5 milion funtesh dy shqiptarëve duke thënë se ish bashkëshortja e tij nuk ka nevojë për para, zonja Joan Thomson është paraqitur në Gjykatë dhe ka kërkuar që e gjithë pasuria ti kalojë familjes së saj.

E gjykatësi në mënyrë efektive me anë të një ligji të veçantë rishkroi vullnetin e biznesmenit të pasur që vdiq pa i lënë asgjë gruas, duke i dhënë zonjës Thompson një vilë në pasuri me vlerë 225,000 funte.
Ajo gjithashtu do të marrë pothuajse 190,000 funte në para të gatshme për të paguar për rinovimin e vilës./Burimi:Gazeta Expres.
