Siç dihet emigrantët shqiptar janë renditur të dytët pas Marokut për numrin e lartë të nënshtetësisë që kanë marrë nga vendet e ndryshme të Bashkimit Europian.

Sipas statistikave të publikuara së fundmi, Eurostat evidenton se janë 67.500 shqiptarë të cilët në vitin 2017 kanë përfituar nënshtetësi evropiane, dhe se ky numër është duke ardhur në rritje.

Por edhe pse shumica e shqiptarëve janë larguar drejt Gjermanisë dhe Francës për të kërkuar një punë dhe një jetesë më të mirë, në fakt një vend tjetër i Europës ofron një mundësi të artë për të gjithë ata që duan të punojnë.

Ky vend është Norvegjia, e cila ofron punë dhe pagesa të shkëlqyera në disa prej profesioneve më të kërkuara nga shqiptarët.
Sipas të dhënave të fundit, paga aty varion nga 4500 euro në muaj. Profesionet që janë më shumë të kërkuara përfshijë inxhinierë, mësues (sidomos ata të shkencave natyrore), mjekë dhe infermierë, shoferë autobusash, kuzhinierë dhe kamerierë.

Sipas një raporti të publikuar nga zyra e punës për të gjithë punëtorët e profesioneve të mësipërme ofrohet një pagesë prej 4500 euro dhe sigurisht kushtet e punës janë ndër më të mirat në rajon.


