Nga Bota / E Mërkurë 11 Prill 2018, 19:07

Skandaloze: 12-vjeçari në kërkim nga policia, ngacmoi seksualisht 5 gra

Një ngjarje aspak e këndshme dhe shokuese ka ndodhur së fundmi ku 5 gra kanë shkuar dhe kanë bërë denoncimin e tyre në polici, pasi që të 5-ta ishin abuzuar seksualisht na një djalosh i moshës 12-14 vjeçare.

Sipas mediave të huaja një seri sulmesh seksuale kanë ndodhur në zonën e Windmill Hill të Bristol. Siç ka raportuar policia 5 ngacmimet që pretendohet se janë bërë nga i riu, kanë ndodhur gjatë periudhës 24 mars deri në 6 prill, dhe të gjitha viktima që denoncuan këtë akt dhanë afërsisht të njëjtin përshkrim për djalin.

Policia doli me një përshkrim të djalit si një fëmijë i zi në ngjyrë dhe i përket moshës 12-14 vjeç.

Gjithashtu autoritetet kanë raportuar se djali në fjalë ka prekur në mënyrë të papërshtatshme në vendet intime këto femra, dhe madje po punohet për kapjen e tij./Burimi:mirror.co.uk.