Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Prill 2018, 18:06

Skandali në Fushë-Krujë, profesori i dërgon video erotike nxënëses

Ish kryeministri i vendit Sali Berisha ka bërë ditën e sotme një denoncim në faqen e tij në Facebook, një rast mjaft serioz i cili ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare Adem Gjeli në Fushë- Krujë, ku sipas tij njëri prej nxënësve në shkollën disponon një video perverse të profesorit të lëndës së matematikës dhe se drejtoresha e shkollës është në dijeni të këtij fakti.

Në faqen e tij në ‘Facebook’ ish-kryeministri shkroi:

“Një video skandaloze qarkullon në telefonat e nxënësve në Shkollen “Adem Gjeli” në Fushë Krujë. Narkodrejtoresha bën presion të mbyllë skandalin. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. Për arsye etike nuk po e botoj videon në FB. sb

“Pershendetje d.Berisha.Me turp por sot ne shkollen 9 vjecare Adem Gjeli ne Fush Kruje ne tel e nx qarkullonte nje video perverse e mesuesit te matematikes.Duke mos mjaftuar kjo nx dhe mesuesit jan perballur me presionin e Dr.Nikolina Karaj e cila e kaloi ne heshtje si dhe shum ngjarje te tjera te ndodhura ne kete shkolle.Te dergoj videon por dua anonimat te plote .Me shume respekt personit me te besuarDr.Sali Berisha”.

Nuk ka vonuar shumë dhe pas këtij denoncimi kjo video perverse e profesorit në fjalë është shpërndarë në rrjetet sociale, duke bërë bujë.