Historia prekëse e familjes Preka, e cila humbi jetën në një aksident automobilistik disa muaj më parë përloti të gjithë shqiptarët. E vetmja e mbijetuar nga ai aksident tragjik ishte nëna e fëmijëve, Evisa Preka, e cila gjatë këtyre muajve është munduar të përballojë dhimbjen e madhe.

Ditën e sotme vogëlushi i saj i ndjerë do të mbushte tetë muajsh dhe për këtë gjë nëna e prekur ka thyer heshtjen dhe ka reaguar duke rrënqethur me fjalët e saj.

“Më raftë pika mamit Rayan, ti i bëre 8 muajsh në parajsë shpirt pa mamin tat që të donte shumë. Mami po mbaron pa ju shpirt, ju ma keni tha shpirtin Rayan mami mezi e priste datën 11, por asgjë nuk i ngeli mamit tuj o jetat e mia. Po mami atje do vij jeta ime, sepse pa ju asgjë nuk ka dritë për mamin”, shkruan Evisi. Ndërkohë, kunata e saj ka postuar në faqen e “Facebook’-ut një video me një mesazh rrëqethës kushtuar nipit të saj të ndjerë.

“Ah mor Rayan sa me zemer te coptume e pres Daten 11 mor Shpiri I halles . Ishe gëzimi i jetes tone ishe cdo gja per ne. Me mungon deri ne palce te shpirtit Po me pervelohet po me djeget shpirti per ju. Happy 8 months in heaven my nepheë”, shkruan Gonxhe Preka.




