Ledion Liço është një ndër moderatorët më të suksesshëm në Shqipëri, duke qenë se ka prezantuar disa prej programeve më të njohur dhe më të ndjekur në vendin tonë. Ai mbahet si një tip i drejtpërdrejt, i cili asnjëherë nuk nguron ta shpreh hapur mendimin e tij mbi çështje dhe persona të caktuar.

Mirëpo mesa duket diçka ka ndodhur dhe Ledioni ka vendosur që të hesht dhe të mos flas, pavarësisht asaj që mendon.

Ai ka shpërndarë një foto së fundmi në adresën e tij duke habitur ndjekësit me atë që kishte shkruar në përshkrim.

“Shumë gjëra më vjen t’i them në mikrofon, por kur shikoj ç’bëhet vërdallë zgjedh të hesht”, shkruan Ledioni duke i befasuar të gjithë me deklaratën e tij.



