Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj pas publikimit të këngës së saj ‘Pa ndjenjë’ vitin e kaluar në të cilin u shfaq në skena mjaft provokuese me një balerinë, skena këto që u komentuan shumë gjatë nga mediat dhe publiku nuk nxorri më ndonjë projekt.

Mirëpo për këtë gjë Beatrixi paska pasur një arsye shumë të madhe.

Këngëtarja së fundmi nëpërmjet një videoje në Instastory ka zbuluar se prej kohësh ka vendosur hekura në dhëmbë dhe askush nuk e kishte vënë re.

Ajo ka treguar madje se shumë shpejt do i heq dhe më pas do të përgatitet për xhirimin e videoklipit të ri.



