Aktorja e njohur, Rita Lati, e ka treguar gjithmonë marrëdhënien e veçantë që ka me vajzën e saj Rozën, me të cilën më shumë janë shoqe sesa nënë e bijë. Ato kanë ndërtuar një lidhje të tillë që çdo gjë ja thonë njëra-tjetrës, por kur bie fjala tek disa gjëra, Rita si çdo nënë tjetër ja ndalon kategorikisht vajzës së saj.

Bëhet fjalë për tatuazhet të cilat mesa duket aktorja e njohur ja ka ndaluar Rozës, por duke qenë se moderatorja i ka shumë qejf së fundmi i ka treguar mamasë së saj se do të bëjë një tattoo të ri.

Reagimi i Ritës kur e ka marr vesh ka qenë reagimi tipik i një nëne shqiptare, ajo ja ka ndaluar kategorikisht dhe madje i ka thënë se do e mohojë si fëmijë.

"Kuptimi i gjësë. Mos do të bësh ndonjë zhgaravinë tjetër, të kam mohuar s’kam fëmijë. Mendohu mirë. Viiiz", i ka shkruar Rita. Roza e ka postuar bisedën në Instastory dhe shkruan: “Kur merr vesh mami që do bëj tattoo"




