Rozana Radi është një ndër këngëtaret më të njohura të muzikës shqiptare, e cila me këngët e saj që prekin pothuajse problematikat më aktuale të vendit tonë ka arritur gjithmonë të marr vëmendjen e të gjithëve.

Ajo së fundmi është larguar nga muzika dhe i është përkushtuar moderimit duke qenë se është bashkëprezantuese me Fiori Dardhën në emisionin 'Boom'.
'
Së fundmi Rozana ka publikuar një foto që i ka habitur ndjekësit e saj, të cilët nuk e dinin se ajo dhe ish banori i Big Brother Albania 1 janë familjar.

Bëhet fjalë për Pol Babin, i cili në edicionin e parë të 'Big Brother' tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pamjen e tij. Ajo shihet në këtë foto së bashku me Polin dhe pranë saj ka shkruar se ata janë kushërinj.

Ndërkohë Poli tashmë prej vitesh jeton në SHBA, ku dhe ushtron profesionin e aktorit, por ai shpesh herë viziton Shqipërinë dhe njerëzit e tij këtu.



