Ajo u bë e njohur fal një videoje ku shfaqësh së bashku me disa persona të tjerë duke dhunuar një djalë. Disa vite pas asaj ngjarje modelja e njohur, Trejsi Sejdini, ishte e ftuar muajin e kaluar në ‘Top Show Magazine’ ku ka treguar diçka më shumë rreth asaj ngjarje dhe ka kërkuar falje për sjelljen agresive.

“Kam qenë 13 vjeç, nuk e besoj dot që kam qenë e dhunshme.”- u shpreh Trejsi.

Megjithatë mesa duket Trejsi nuk ka zënë mend dhe së fundmi ka shfaqur sërish sjellje të dhunshme dhe këtë herë në një club të Tiranës. Në një video që është bërë virale në rrjetet sociale, vajza e njohur si ‘gangsterja e Ebasanit’, shfaqet duke kërcyer në një club dhe më pas çohet e revoltuar duke debatuar me dikë.

Edhe pse nuk është zbuluar arsyeja e këtij konflikti, Trejsi shihet shumë e indinjuar dhe në një moment merr një shishe alkooli dhe gjuan në drejtim të paditur.



