Nga Shqipëria / E Mërkurë 11 Prill 2018, 16:04

E mbani mend infermieren seksi tek klipi i Getoarit? Tani nuk njihet

Kënga e njohur ‘Ai është i trent’ ka qenë  një ndër hitet më të dëgjuara në vitin 2005, ku me siguri shumë prej njerëzve e mbajnë mend edhe sot. Kënga ka qenë e kënduar nga grupi i famshëm ‘Tingulli Trent’ i përbërë nga Getoar Selimi dhe Agon Amiga në bashkëpunim me këngëtaren Fatime Kosumi.

Ndoshta shumica prej nesh Fatimen e identifikojmë si infermierja, duke qenë se në atë klip ajo ka luajtur rolin e  infermieres seksi.

Pas bashkëpunimit të suksesshëm, Fatimja nuk u pa më nën shoqërinë e djemve, megjithatë ajo e ka vazhduar karrierën e saj muzikore dhe ka nxjerr këngë të ndryshme, një ndër tyre është ‘Palinë’.

Këngëtarja është mësuar se tashmë jeton në Gjermani dhe në fotot e fundit që ka postuar në rrjetet sociale ka treguar se ka pësuar një ndryshim të madh në pamje që nga ajo kohë./Burimi:Xing.al.