Telenovela e njohur ‘Rebelde’ ka qenë një ndër serialet më të ndjekura përpara disa vitesh në Shqipëri. Një ndër personazhet që tërhoqi më shumë vëmendjen në të ka qenë aktori i njohur argjentinas, Felipe Colombo, i cili luante rolin e ‘Manuelit’.

Por duke qenë se tashmë kanë kaluar shumë vite që nga realizimi i atij seriali, personazhet e tij tashmë janë rritur dhe shumica prej tyre kanë pësuar një ndryshim rrënjësor në pamje dhe thuajse nuk njihen fare.

Njëri ndër tyre është edhe ‘Manueli’ i cili në fotot e tij në rrjetet sociale vështirë se njihet.





