Nga Shqipëria / E Martë 10 Prill 2018, 18:06

Edhe pse i vogël Joeli e paska një pasion, Ami zbulon çfarë do të bëhet djali kur të rritet

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi përpara disa javësh u bënë prindër të një vajze, të cilën e quajtën Sia. Gjithë këto javë vëmendja e tyre dhe sigurisht e publikut dhe e mediave ka qenë tek vogëlushja.

Mirëpo Ami sigurisht është kujdesur edhe për djalin e saj më të madh Joelin dhe sot i është përkushtuar atij, duke e shoqëruar në kursin e tij të notit.

Në një foto të publikuar në Instastory shihet Joeli përpara një pishine dhe i veshur me një rrobdeshamber me emrin e tij.

Mesa duket vogëlushi e ka pasion notin dhe pse jo kur të rritet, ndryshe nga prindërit e tij që zgjodhën botën e televizionit, ai do të bëhet një notar i zoti.