Rike Roçi pas një mungese të gjatë në media, këtë vit është rikthyer duke qenë se është pjesë e spektaklit ‘Dancing with the Stars’ në Vizion Plus.

Ajo ka qenë një nga ish banoret e ‘Big Brother Albania’ e cila tërhoqi shumë vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj. Në atë kohë Rike u prezantua si një parukiere e cila jeton në Itali.

Mirëpo edhe pse ajo ka punuar si parukiere nuk dihet nëse ish banorja e vazhdon apo jo më këtë profesion.

Ajo ka qenë së fundmi në Tv Klan dhe këtë gjë e ka zbuluar Kejvina Kthella, velina e ‘Xing me Ermalin’ e cila në një nga videot e postuara në Instagram ka kapur Riken teksa po i jepte makinës së saj luksoze.

“Çfarë po bën këtu? Ke ardhur të më zësh vendin?”, i drejtohet Kejvina.

“Jo, asnjëherë”, ja ka kthyer ajo teksa ka parkuar makinën e saj Mercedez Benz i bardhë.




