Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ në Tv Klan ka qenë e ftuar këngëtarja e njohur Ledina Çelo e cila i është përgjigjur pyetjeve provokuese të fëmijëve.

Ajo kishte ardhur enkas nga Gjermania për këtë emision dhe në momentin që po i përgjigjesh pyetjeve, këngëtarja vihet në siklet nga njëri prej fëmijëve, i cili e pyet atë për jetën e saj luksoze dhe për udhëtimet e shumta që bën me familjen.

“Ku i gjen gjithe ato lekë ti që bën pushime aq të bukura?” –e ka pyetur vogëlushi.

E ndërsa Ledina ka qeshur i ka kthyer atij një përgjigje duke zbuluar në këtë mënyrë dhe se çfarë pune bën atje.

“Ne punojmë shumë. Unë dhe burri im kemi një kompani me 500 punonjës. Unë mbaj kontabilitetin e familjes sime…Punë, punë natë e ditë” – tha Ledina duke u dhënë mesazh fëmijëve që edhe ata të studiojnë dhe të punojnë shumë, në mënyrë që të arrijnë gjërat që duan në jetë./Burimi:Class.al.





