Nga Shqipëria / E Martë 10 Prill 2018, 16:04

Tragjike: Këngëtari shqiptar gjendet i pajetë në banesën e tij

Ditën e sotme  një nga këngëtarët e njohur shqiptar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Fier. Atë e kanë gjetur fqinjët e tij të cilët kanë vënë re se ai prej ditësh nuk kishte dal jashtë dhe kanë hyrë në shtëpinë  e tij ku dhe kanë gjetur trupin e 63-vjeçarit.

Bëhet fjalë për këngëtarin e muzikës së lehtë Vilson Shaho, i cili ka mbaruar për kanto në Akademinë e Arteve dhe ka qenë i njohur dikur për këngët e tij.

Përveç të tjerave ai gjithashtu njihet dhe si një person me precedent penal, duke qenë se në shkurt të 2014-ës u arrestua nga policia pasi plagosi me thikë një 30-vjeçar.

Megjithatë ende nuk janë zbuluar shkaqet e vdekjes, por dyshohet se këngëtari ka vdekur nga shkaqet natyrore.