Kejvina Kthella velina simpatike e emisionit ‘Xing me Ermalin’ ka arritur që shumë shpejt të kthehet në një nga vajzat më të komentuara në showbizin shqiptar. Mirëpo si çdo personazh publik edhe ajo sulmohet shpesh herë nga ndjekësit e saj, të cilët nuk ngurojnë ta ofendojnë atë nëpër komente.

Së fundmi modelja kishte postuar një video ku ishte duke bërë një kërcim shumë sensual me këngën e J Balvit. Kjo video u komentua gjatë dhe nga mediat, mirëpo disa prej ndjekësve nuk u ka pëlqyer dhe njëra prej tyre është tallur me të.
“Moj Kejvin se mos të dali nai p*rdh mos u shtrengo shume nuk kercehet kshu moj jo”, i ka komentuar ajo.

Por velina e njohur nuk ja ka përtuar dhe si rrallëherë i ka kthyer një koment që me siguri vajza në fjalë nuk e ka pritur aspak.
“Di ti më mirë?”, ja ka kthyer Kejvina me ironi.



