Nga Shqipëria / E Martë 10 Prill 2018, 14:02

Si dy shoqe: Fotot ku Miriami dhe Ameli dalin shëtitje bashkë do t’ju shkrinë zemrat

Miriam Cani është shumë aktive në rrjetet sociale dhe përherë ndan fotot nga momentet që kalon me vajzën e saj të vogël Amelie.

Ajo po rritet dita ditës dhe tashmë del shëtitje me maminë e saj sikur të jenë dy shoqe. Së fundmi këngëtarja e njohur ka shpërndarë dy foto shumë të ëmbla ku shihet së bashku me Amilin të kapura të dyja prej dore duke bërë një shëtitje.

Nënë e bijë janë veshur përafërsisht një sojë dhe po shijojnë ditën e bukur me diell. Ameli është rritur aq shumë saqë ngjan si kopja identike e mamit. Ndjekësit e Mirimit në Instagram kanë nxituar t’i komplimentojnë dy vajzat dhe kanë vënë në dukje se ato ngjajnë si dy shoqe.