Ajo është një nga moderatoret e cila që në daljet e para ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe të mediave me ëmbëlsinë e saj. Prezantuesja simpatike e ‘Pa filtër’, Jona Spahiu, pas shumë aludimeve ka zbuluar vitin e kaluar se është në një lidhje me biznesmenin Frenkli Ymeri.

Ata të dy shpesh kanë shpërndarë foto nga udhëtimet e tyre dhe duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Mirëpo duket se çifti shumë shpejt do i jap fund beqarisë pasi siç është mësuar po mendojnë për një dasmë.

Lajmi është bërë i ditur së fundmi në emisionin radiofonik të mëngjesit 'Chlaud Patate' në Energy Radio, ku sipas informacioneve të familjarëve të biznesmenit, Jona dhe Frenkli shumë shpejt do të martohen, një lajm ky i papritur duke pasur parasysh moshën e re të çiftit.

Madje po aludohet se shkak për këtë martesë të papritur, të jetë ndonjë shtatzëni pasi Jona është shfaqur në postimet e fundit me forma më të rrumbullakosura se zakonisht.




