Me siguri ndjekësit e rregullt të ‘Big Brother Albania’ e mbajnë mend vajzën e bukur nga Kosova Mimozën, e cila në edicionin e dyte të këtij reality show tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj të bukur dhe shpesh është konsideruar si një nga konkurrentet më të bukura që ka pasur ndonjëherë 'Big Brother'.

Mirëpo që nga ajo kohë kanë kaluar shumë vite dhe bukuroshja kosovare ka ndryshuar shumë, duke u bërë akoma dhe më joshëse. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh herë poston foto të ndryshme nga jeta e saj.

Në këto foto Mimoza ruan ende tiparet e ëmbla që ka pasur dikur, por duke qenë se vitet kalojnë, ajo mund të konsiderohet sot si një nga femrat më seksi të estradës shqiptare dhe këtë gjë e vërtetojnë edhe fotot e mëposhtme./Burimi:Intv.al





