Nga Shqipëria / E Martë 10 Prill 2018, 12:12

Sherr mes motrave Vjollca: Marina dhe Luana thumbojnë keq njëra-tjetrën

Dy motrat e famshme Vjollca, Marina dhe Luana shpesh herë në rrjetet sociale ngacmojnë dhe thumbojnë njëra-tjetrën me batutat e ndryshme që lënë në fotot e tyre.

Pak kohë më parë Luana shpërndau një foto të vjetër të saj ku shfaqësh me motrën e madhe Lira, dhe në të komentoi Marina e cila i vuri në dukje që duket si një çun haram.

“e e sigurt që je ti? Dukesh si çun haram”.

Por ky koment nuk i pëlqeu Luanës, e cila i është përgjigjur Marinës:  “Ti legene, mos të të nxjerr foto se si binjake na mbante mami dhe njësoj ngjaje dhe ti”.

Por mesa duket lumit të thumbimeve të tyre nuk u erdhi fundi, pasi motra e madhe Lira i thotë Luanës se e mallëngjeu me këtë foto, Marina ndërhynë sërish duke bërë komentin epik: “e lumja unë për dashurinë tuaj”, por që emojit të cilët ka përdorur flasin shumë.

Këtë herë Luana nuk duroi dot më dhe i thotë troç përpara të gjithëve: "për kokën time ti ke rrëshkit fare."/Burimi:Intv.al.