Majk ka qenë kohët e fundit një ndër reperat më të komentuar, duke qenë se është aluduar se ai është në një lidhje me modelen kosovare, Melita Nushi, me të cilën është kapur disa herë mat.

Mirëpo edhe pse publikisht nuk e pranojnë lidhjen dyshja janë shfaqur shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe duken më të dashuruar se kurrë.

Edhe pse të gjithë presim që reperi ta prezantojë publikisht të dashurën e re, ai ka zgjedhur që se fundmi të prezantojë shtëpinë e tij.

Majk ka shpërndarë disa foto në adresën e tij ku shfaqet shtëpia e tij super luksoze dhe tepër moderne.

Shumë media kanë aluduar se ndoshta kjo mund të jetë foleja e dashurisë së Majk dhe Melitës dhe se çifti po bënë një hap më të rëndësishëm, atë të bashkëjetesës.




