Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ në Tv Klan ka qenë e ftuar aktorja e njohur e humorit Marjana Kondi, e cila është prekur gjatë momentit që fëmijët e kanë pyetur atë për prindërit e saj.

Kur u pyet nga ata për babain dhe mamanë e saj, aktorja u emocionua pasi tregoi se babai e ka lënë atë kur ka qenë vetëm 3-vjeçe, por më pas është ritakuar me atë shumë vite më vonë.

"Unë kam qenë 5 vjeç kur babi nuk ishte më me mua, se babi im ka qenë pilot. Jeta shkoi
dhe kur unë isha 49 – 50 vjeç, çuditërisht portreti i tij ishte siç e kisha lënë unë kur isha 3
vjeç", u shpreh Mariana kur e pyetën për të atin.

Ndërsa kur ka ardhur moment që ata e kanë pyetur për mamanë ajo ka shpërthyer në lot teksa ka treguar se mamaja e saj nuk jeton më.

"Bota është e bukur shumë me të gjitha mamatë dhe baballarët", tha Marjana me zërin duke iu dridhur nga emocionet.



