Reperi i njohur Mozzik dhe e dashura e tij Loredana prej kohësh kanë marrë vëmendjen e publikut dhe të mediave për shkak të lidhjes së tyre dhe momenteve që shpesh ndajnë në instagram, ku duken mjaft të lumtur me njëri-tjetrin.

Tashmë jemi mësuar që në çdo videoklip, e këngë të re të Mozzik, të jetë e pranishme edhe e dashura e tij, por ditën e sotme reperi ka publikuar këngën e tij më të re të quajtur ‘Madam’ që mesa duket është një dedikim për Loredanën.

Në vidoklipin e këngës është e pranishme dhe ajo dhe Mozzik flet për një tradhëti që e dashura e tij e ka zbuluar, por në fund e ka falur dhe e ka bërë atë një njëri më të mirë.

Ai gjithashtu e falenderon atë për çdo moment që kanë kaluar bashkë dhe madje dhe për ndikimin që ajo ka pasur në jetën e tij, duke e larguar atë nga veset e këqija.

Ndiqni videon:



