Nga Shqipëria / E Hënë 9 Prill 2018, 19:07

Doni të largoheni nga Shqipëria? Njihuni me fshati spanjoll që ofron punë dhe strehim falas

Kryetari i një fshati në Spanjë për të parandaluar që shkolla e fshatit të tij të mbyllësh për shkak të mungesës së nxënësve ka gjetur një zgjedhje shumë origjinale duke ndihmuar në këtë mënyrë shumë emigrant që duan të lëvizin në Spanjë.

Plani i tij ishte të ofronte familje me fëmijë, duke u dhënë një punë dhe strehim me qira në 50 euro në muaj në këmbim të lëvizjes në Portell, një fshat në lindje të Spanjës.

“Ne u takuam me bordin e shkollës në janar, para se të fillojë semestri i dytë dhe kishte në total 7 nxënës. Vitin e ardhshëm do të ishin vetëm katër dhe ishin dy motra dhe dy vëllezër. Mësimi do të ishte monoton, duhet më shumë diversitet”, është shprehur ai për mediat.

Thirrjes së Ferrera i erdhën qindra përgjigje nga shumë vende të Spanjës e madje dhe nga Amerika Latine dhe Kolumbia. Por duke qenë se aktualisht fshati ofron vetëm 7 vende pune dhe 3 strehime, ai ka kërkuar që të interesuarit të ridërgojnë një kërkesë rishikimi.

Provinca e Castellon, ku edhe ndodhet Portell, vuan nga depopullimi. Sipas të dhënave rajonale, 86% e komunave të saj kanë më pak se 5 mijë banorë dhe 19 prej tyre, më pak se 100 banorë./Burimi:JOQ.al.