Jemi mësuar tashmë të shikojmë sesi shumë nga këngëtarët e njohur shqiptar postojnë në adresën e tyre video të fansave duke kënduar këngët e tyre. Mirëpo së fundmi videoja e një vogëlushi që bën një reagim të jashtëzakonshëm pasi dëgjon këngën ‘Për ty’ të Ylli Limanit ka marrë vëmendjen e të gjithë përdoruesve të rrjeteve sociale.

Ka qenë Ylli ai që ka shpërndarë në adresën e tij këtë video, ku vogëlushi rrudh vetullat dhe i prekur fillon e qanë menjëherë sapo dëgjon vargjet prekëse të këngës së këngëtarit.

Kjo video ka prekur shumë ndjekës të cilët i kanë kërkuar këngëtarit ta postojë edhe në instagram dhe reagimet kanë qenë të menjëhershme nga ndjekësit që janë shprehur të emocionuar nga video.




