Nga Shqipëria / E Hënë 9 Prill 2018, 17:05

Prek shqiptarët me emisionin e saj, por këtë herë moderatorja e njohur shpërthen vetë në lot

Ajo është bërë e njohur fal emisionit të saj ‘Me Zemër të hapur’ ku trajton probleme dhe histori të ndryshme familjare të shqiptarëve dhe shpesh herë ka përlotur dhe prekur gjithë publikun me emisionin e saj.

Mirëpo ditën e sotme moderatorja, Evis Ahmeti, ka festuar ditëlindjen dhe në momentin që në studio po trajtohesh historia e një vajze dhe një nëne që nuk flasin, Evis po priste që në telefonat të lidhësh me vajzën e familjes, por ajo ka mbetur pa fjalë kur në studio telefonoi vetë vajza e saj.

Vajza e uroi atë publikisht për ditëlindjen duke e bërë moderatoren të shpërthej në lot ‘live’ në emision.

"Më falni për kohën televizive që po ju marr. Mami në këtë 45-vjetor unë ndodhem larg teje, por dashuria ime nuk matet me kilometra. Kam fatin e madh që kam një mama të përkushtuar si ty. Të dua shumë dhe të them se je mami më e mirë në botë", u shpreh vajza e Evit Ahmetit.

Moderatorja u emocionua shumë dhe me lot në sy tha: "Shumë faleminderit zemra e mamit".

Më pas stafi i solli Evisit në studio dhuratën e të bijës që konsistonte në një trëndafil në qelq.