Nga Shqipëria / E Hënë 9 Prill 2018, 16:04

Miqtë qeshin me shenjat që ka në trup, por Noizy prek pasi tregon arsyen se përse i ka

Reperi i njohur Noizy ka treguar së fundmi që fundjavën e tij e ka kaluar nën shoqërinë e miqëve në bregdet. Ai madje ka ndarë dhe disa foto dhe video në adresën e tij në Instagram. Në njërën prej tyre Noizy shihet i ulur afër detit dhe në sy bien tatuazhet e tij.

“E ke trupin plot tato, a bon me ti prek huh huh?”, shkruan Noizy në foton ku shfaqet me kurriz dhe në sy bien tatuazhet e tij.

 

E ke trupin plot tato thot, a bon me ti prek huh huh?

A post shared by NOIZY (@zinizin) on

Mirëpo njërit prej miqëve të tij përveç tatuazheve i bie në sy një shenjë që reperi ka në kurriz.

“Të paska dalë një gungë mbrapa si bugzyt”, i shkruan ai.

Mirëpo ky koment nuk është anashkaluar nga ana e Noizyt, i cili ka komentuar menjëherë duke i shpjeguar arsyen e trishtë se përse ai ka shenja në kurriz.

“Është nga aksidenti”, ka replikuar Noizy.

Të gjithë kujtojmë se në nëntor të vitit 2014 reperi i njohur u aksidentua në autostradën Tiranë-Durrës. Në momentin që Noizy po tentonte të parakalonte një makinë tjetër humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Pikërisht nga ky aksident ai mbeti i lënduar me disa plagë në kokë, këmbë dhe në kurriz.