Reperi i njohur Noizy ka treguar së fundmi që fundjavën e tij e ka kaluar nën shoqërinë e miqëve në bregdet. Ai madje ka ndarë dhe disa foto dhe video në adresën e tij në Instagram. Në njërën prej tyre Noizy shihet i ulur afër detit dhe në sy bien tatuazhet e tij.

“E ke trupin plot tato, a bon me ti prek huh huh?”, shkruan Noizy në foton ku shfaqet me kurriz dhe në sy bien tatuazhet e tij.
Mirëpo njërit prej miqëve të tij përveç tatuazheve i bie në sy një shenjë që reperi ka në kurriz.
“Të paska dalë një gungë mbrapa si bugzyt”, i shkruan ai.
Mirëpo ky koment nuk është anashkaluar nga ana e Noizyt, i cili ka komentuar menjëherë duke i shpjeguar arsyen e trishtë se përse ai ka shenja në kurriz.

“Është nga aksidenti”, ka replikuar Noizy.

Të gjithë kujtojmë se në nëntor të vitit 2014 reperi i njohur u aksidentua në autostradën Tiranë-Durrës. Në momentin që Noizy po tentonte të parakalonte një makinë tjetër humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Pikërisht nga ky aksident ai mbeti i lënduar me disa plagë në kokë, këmbë dhe në kurriz.



