Nga Shqipëria / E Hënë 9 Prill 2018, 16:04

Elvana publikon foton me bikini, Ermali bën komentin tipik të një 'vëllai' shqiptar

Tashmë dihet që marrëdhënia mes këngëtares së njohur Elvana Gjata dhe aktorit të humorit Ermal Mamaqi  është tepër e veçantë. Ata jo vetëm që janë dy miq shumë të mirë, por shpesh kanë deklaruar që e konsiderojnë njëri-tjetrin, motër e vëlla.

Siç dihet në  çdo foto të Elvanës komentet e Ermalit janë të shumta dhe me batutat e tij ai gjithmonë shkrinë së qeshuri ndjekësit dhe tërheq vëmendjen e mediave.

Së fundmi Elvana ka publikuar disa foto që janë shkëputur nga xhirimet e klipit të saj të ri ‘Off Guard’, ku ajo shihet e veshur me një palë bikini, ndërsa në një foto tjetër një mashkull po i rregullon flokët.

Ermalit nuk i ka shpëtuar ky detaj dhe si një ‘vëlla’ tipik shqiptar i ka lënë një koment: “Ooo ti, avash içik”, shkruan moderator pranë fotos duke shkaktuar shumë të qeshura dhe te vetë ai dhe tek ndjekësit.