Nga Shqipëria / E Hënë 9 Prill 2018, 15:03

Kjo nuk pritej, Noizy i jep fund miqësisë disa vjeçare me reperin e njohur

Ata kanë qenë dy nga këngëtarët që janë përfolur gjatë për miqësinë e tyre disa vjeçare. Madje reperi Noizy dhe këngëtari Duda e kanë filluar karrierën së bashku dhe gjatë këtyre viteve kanë bërë edhe disa bashkëpunime.

Mirëpo mesa duket mes dy ish miqve ka pasur së fundmi disa keqkuptime dhe po aludohet se ata i kanë dhënë fund miqësisë së tyre.

Sipas mediave kosovare, Noizy dhe Duda nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram. Siç shihet edhe nga fotot, Noizy nuk e ndjek Dudën në instagram dhe e anasjellta.

Duke pasur parasysh miqësinë e ngushtë mes tyre, me siguri diçka ka ndodhur që ka çuar dy këngëtarë deri në këtë pikë.