Dy reperat e njohur shqiptar Dj Blunt dhe Real 1 njihen për bashkëpunimet e shumta dhe të suksesshme që kanë sjell në tregun muzikor shqiptar. Ata së fundmi kanë qenë shumë të komentuar pas një sherri të bujshëm që kanë pasur me reperin Gjiko dhe Ledri.

Mirëpo mesa duket ata nuk dinë të ndalen, pasi pas publikimit të këngës së tyre ‘Qika jeme’ shumë shpejt kanë lajmëruar se do të sjellin bashkëpunimin e radhës që do të titullohet ‘1 Problem’.

Siç shihet dhe në pamjet e publikuara, djemtë janë duke punuar për xhirimet e klipit të ri dhe ky klip do të ketë përmbajtje shumë të nxehta.

Dj Blunt ka shpërndarë në 'isntastory' disa video ku shihet duke xhiruar dy femra të veshura shumë seksi. Në një video tjetër shihet Real 1 dhe përpara tij një femër me këmbët e hapura.

"Ça po bon aty o bir?", e pyeti Blunti. "Po ha cica, vjen së shpejti", ja kthen Real teksa të gjithë qeshin.





