Nga Shqipëria / E Hënë 9 Prill 2018, 14:02

Bëm mama të të ngjajë: Aurela Gace krenare, dy vajzat e saj mbajnë koncertin e parë bashkë

Këngëtarja e njohur Aurela Gace e ka treguar gjithmonë marrëdhënien dhe dashurinë e madhe që ka për dy vajzat e saj Abigail dhe Grace. Ajo shpesh herë shpërndan video dhe foto nga momentet që kalon me vajzat e saj dhe madje ka treguar se të dyja, ashtu si dhe vetë mami, kanë vesh muzikor.

Së fundmi këngëtarja ka shpërndarë një video shumë të veçantë, ku dy motrat janë duke mbajtur së bashku një mini koncert muzikor. Në të shihet Grace duke i rënë pjatave me lugë dhe Abigail që e shoqëron duke kërcyer.

Kjo video ka shkaktuar shumë të qeshura jo vetëm tek këngëtarja, por edhe tek ndjekësit të cilët kanë vënë në dukje talentin që dy vajzat kanë trashëguar nga mami Aurela.

“Jemi ne oren e mesimit te baterise tasa,luge...me vone fillojne legenat e tepsite Grace &Abigail 2 motra, jeta ime,”-shkruan Aurela pranë videos.