Nga Shqipëria / E Hënë 9 Prill 2018, 13:01

Pas urimit romantik të Besit, Xhenisla ngelet pa fjalë nga surpriza e radhës

Ditën e sotme këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj feston ditëlindjen e saj dhe mesa duket surprizat për të nuk kanë fund. Pak më herët ka qenë bashkëshorti i saj, aktori Bes Kallaku, ai i cili nëpërmjet një urimi publik ka thënë disa fjalë tepër romantike dhe speciale për këngëtaren.

Por teksa Xhensila është zgjuar sot nga gjumi, një surprizë tjetër e madhe e priste atë në sallonin e shtëpisë së saj. Ajo ka shpërndarë një video ku shtëpia e saj shihet e gjitha e mbushur me tullumbace rozë dhe gri dhe shkallët e mbuluara me petale rozë.

"Oh, po çfarë më ke bërë kështu moj jetë", dëgjohet të thotë Xhensila në video teksa postimin e shoqëron me një emoji me sytë me lot dhe duart e bashkuar për të treguar se është e bekuar.