Nga Shqipëria / E Hënë 9 Prill 2018, 13:01

Nuk e priste por Monika Kryemadhi befasohet nga surpriza që merr për ditëlindje

Ditën e sotme kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim , Monika Kryemadhi feston ditëlindjen. Mirëpo ajo surprizën e parë e ka marrë mbrëmjen e djeshme në orët e para të mëngjesit teksa është surprizuar nga të rinjtë e LRI.

Ajo ka mbetur e befasuar teksa ka parë dhuratën e përgatitur nga të rinjtë, një tortë në formën e çizmes dhe së bashku me të dhe një poezi frymëzuese.

Në pamjet e publikuara shihet madje dhe  poezia e shkruar nga ata që ja kanë dedikuar kryetares së tyre.

“Disa me çizme shtypin,

Disa me çizme motivojnë,

Disa shkelin të pamundurin,

Disa të tjerë shpresë përçojnë.

E keqja çizmen e dhunës përdor,

Por çizmja e revoltës të keqen e mund,

Është zemra e Monës që na motivon,

Me dashuri dhe besim, një uragan pafund!

GUXO, LUFTO, FITO MONA”.

Gjithashtu më vonë janë publikuar dhe disa video ku të gjithë së bashku të entuziazmuar kanë festuar duke kërcyer vallen e Kukësit.