Shpesh personazhet e njohur ngurojnë të flasin për jetën e tyre private në publik dhe gjithmonë mundohen ta mbajnë atë larg syrit të mediave. Madje dhe shumë prej tyre, pyetjeve lidhur me marrëdhëniet intime nuk u përgjigjen asnjëherë.

Por së fundmi këngëtarja e njohur, Aida Doçi, nuk e ka pasur aspak problem që të pranojë publikisht në një emision se ajo është ende e virgjër.

Aida ka qenë e ftuar në emisionin e Elita Rudit ku ka folur për marrëdhëniet seksuale dhe ka treguar se ajo është ende e virgjër, duke qenë se familja e saj e ka rritur me frymën që marrëdhënie intime mund të kryesh vetëm pas martesës.

Moderatorja Elita Rudi e pyeti Aidën nëse ka qenë ndonjëherë në një lidhje pasi portalet kanë folur shpesh se ajo është e virgjër.

"Nuk është e thënë që të jesh në një lidhje dhe të mos jesh e virgjër. Mundesh të jesh e lidhur dhe të jesh e virgjër. Unë në familjen time jam rritur me atë frymë që deri sa të fejohesh, deri sa të martohesh. Por jetës nuk i dihet si vjen, kanë ndryshuar kohët. Jam me atë mendim se jam rritur me atë frymë", tha këngëtarja.




