Nga Shqipëria / E Hënë 9 Prill 2018, 12:12

Xhensila feston ditëlindjen, urimi plot dashuri i Besit do t’ju prek zemrat

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka qenë gjithmonë një nga personazhet që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe të medias jo vetëm me  këngët e saj, që gjithmonë kthehen në hite, por edhe për shkak të jetës së saj personale.

Dita e sotme është  një ditë e veçantë për këngëtaren e njohur, duke qenë se sot ajo feston ditëlindjen e saj të 25-të .

Dhe sigurisht në këtë ditë speciale nuk mund të  mungonte një urim tepër i veçantë  nga partneri i saj, aktori i njohur Bes Kallaku. Besi ka zgjedhur që ta urojë Xhensilën nëpërmjet një postimi në Isntagram.

Ai ka shpërndarë një foto ku çifti shihen bashkë dhe përkrahë saj ka shkruar një urim shumë romantik, duke i kujtuar Xhensilës që ajo është  familja që pret me ardhjen në jetë të vajzës së tyre.

"Urime ditlindjen e bukura, e mira, e embla, ditet e mia, jeta dhe familja ime qe pres. Të dua", shkruan Besi.