Një video e shkurtër e publikuar nga emisioni ‘Thumb’ ku këngëtari i njohur i grupit ‘West Side Family’ tha publikisht se do të bëhet baba, mori vëmendjen e të gjitha mediave ditët e fundit.

Mirëpo e vërteta nuk ka qenë aspak ashtu pasi Landi nuk ka në planë të bëhet baba akoma dhe këtë gjë e ka zbuluar sot në intervistën e plotë që ka bërë me gazetaren, ku pyetjes thumbuese të saj, ai i është përgjigjur me ironi.

“Ato janë punët e zotit moj motër. Është gjë e bukur të kesh një familje pse jo duke qenë se pjesa e martesës u ezaura e Landi do martohet për her ë të shtatë le të themi për herë të parë që Landi do bëhet baba e ti hedhim një tjetër thumb publikut”.- ka thënë këngëtari.


