Siç dihet moderatorja e njohur Floriana Garo përpara disa javësh u bë nënë për herë të parë të një vajze të cilën e quajti Adia.

Ajo së bashku me bashkëshortin janë zhvendosur përfundimisht në Gjenevë.

Ditën e sotme moderatorja e njohur ka publikuar për herë të parë një foto me vajzën e saj të vogël.

Ato shihen të dyja së bashku duke bërë një shëtitje si nënë e bijë. Florjana duket mjaft e lumtur dhe siç shihet është në një formë mjaft të mirë fizike.



