Ajo është një nga konkurrentet më të forta të këtij viti në ‘The Voice Kids’ ku me talentin dhe historinë e saj prekëse ka arritur të marrë vëmendjen e publikut.

Bëhet fjalë për vogëlushen e quajtur Danjela, e cila jetonte në Kukës me gjyshen dhe çdo fundjavë shkonte në fshatë për të ndihmuar prindërit me punën.

Mbrëmjen e djeshme Ledioni zbuloi se audicionet e fshehta të Danjelës kanë arritur të thyej rekord dhe t’ia kaloj edhe Encës dhe konkurrimit të saj në ‘The Voice’.

"Si ndihesh që ia ke kaluar edhe performancës së Encës në Voice me klikime?", e pyeti Ledioni Danjelën e cila vetëm buzëqeshi.

Performanca e Danjelës ka arritur mbi 1 milion shikime në Youtube duke ja kaluar kështu Encës e cila ka 800 mijë shikime dhe mbante rekordin deri më tani.



