Rike Roçi ka qenë për një periudhe të gjatë larg vëmendjes së mediave, por këtë vit është rikthyer si konkurrente në edicionin e sivjetshëm të 'Dancing with the Stars'.

Ajo është cilësuar shumë herë si një nga vajzat më seksi të showbizit shqiptar, pasi me format e saj joshëse ka arritur të tërheq vëmendjen e të gjithëve.

Mirëpo mesa duket Rike nuk është bukuroshja e vetme e familjes, pasi së fundmi ajo ka prezantuar me motrën e saj Nevila, e cila feston ditëlindjen e 31 sot.

Ajo ka shpërndarë një foto të saj duke e uruar, dhe ajo që bie në sy është ngjashmëria e jashtëzakonshme mes tyre, madje mund të mendosh se janë edhe binjake.



