Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Prill 2018, 17:05

U rrah keq nga disa njerëz të maskuar, del videoja ku dhunohet gazetari shqiptar

Ditën e djeshme  dhunimi i gazetarit të njohur shqiptar nga disa persona të paidentifikuar, bëri bujë në të gjitha mediat. Bëhet fjalë për Ismet Drishtin, i cili është edhe administrator i televizionit Zjarr Tv.

Ai ditën e djeshme u sulmua nga disa persona të maskuar të cilët e dhunuan barbarisht duke e dëmtuar gazetarin në kokë.

Ditën e sotme janë bërë publike disa pamje nga moment i sulmit. Këto video janë regjistruar nga ana e kamerave të sigurimit dhe sot janë bërë publike për të gjithë.

Ndërkohë ende po punohet për gjetjen e personave të maskuar, si dhe kujtojmë që pak muaj më parë ambientet e televizionit 'Zjarr' u sulmuan dhe u plaçkitën gjatë natës.