Historia e një vogëlushi 5-vjeçar ka prekur së fundmi gjithë përdoruesit e internetit. Ai ka bërë një gjest që ka përlotur shumë njerëz e sidomos mjekun e nënës së tij.
Pasi mamaja e djalit u kurua nga tumori, vogëlushi vendosi që të gjithë kursimet e tij t’ja dhurojë mjekut që trajtoi mamanë e tij.

Siç është mësuar në fakt 5-vjeçari lekët i kishte dhuruar për të ndihmuar në kërkimet për luftën kundër kancerit.
Zarfi me paratë është postuar në rrjetet sociale nga mjeku italian Pietro Caldarella dhe ka marrë mijëra like dhe komente brenda një kohe të shkurtër.

“Në mëngjes djali 5-vjeçar i një pacienteje më dha një zarf për të më falënderuar për kurën e nënës së tij, e brenda ishin kursimet e tij që ka dashur të më japë mbi kërkimet për kancerin…. Më vjen për të qarë!”- shkruan doktori.
