Ai është një nga reperat shqiptar që kohët e fundit ka qenë në vëmendje të mediave pas sherrit që bëri bujë mes tij dhe reperit të njohur Gjiko, Ledri dhe menaxherit të tyre Faton Shoshi.

Bëhet fjalë për Dj Blunt i cili së fundmi i ka befasuar të gjithë ndjekësit e tij me postimin që ka bërë.

Ai ka publikuar ditën e sotme një video ku tregon të gjitha bizhuteritë me diamante që zotëron. Siç ka treguar edhe vetë reperi këto bizhuteri do përdoren për videoklipin e tij të ri.

Madje ai ka bërë edhe një diss për armiqtë e tij, duke u shprehur se vetëm një prej tyre kushton sa karriera e reperëve rivalë duke vërtetuar kështu se, këto varëse me diamante kapin në shifra marramendëse.

“Për ata që nuk e dinë kështu janë diamantet e vërtetë. Kushtojnë shumë. Kanë ardhur special për xhirimin e klipit. Vetëm një kokërr e vogël që po e sheh kushton sa krejt karriera jote rentirat. Ti shto shikime o p*ssy, ne blejmë diamante të vërtetë”, shprehet Dj Blunt.




