Nga Shqipëria / E Shtunë 7 Prill 2018, 15:03

Po shkonte për tu martuar, por dhëndri dhe të ftuarit shqiptar arrestohen nga policia

Një ngjarje aspak e lumtur ka ndodhur së fundmi në Itali, ku dhëndri dhe disa nga dëshmitarët e dasmës janë arrestuar pak përpara se dasma të fillonte.

Ngjarja ka ndodhur në Pavia të Italisë, ku policia me një urdhër të lëshuar nga gjykata, ka shfrytëzuar rastin që të gjithë kanë qenë së bashku dhe ka arrestuar 12 persona, 1 hungarez, 7 shqiptarë dhe 4 italianë. 

Hetimet e policisë  zbuluan se gjithë të ftuarit e arrestuar ishin një bande dhe përdorin garazhet për të fshehur më pas  sendet që vidheshin.

Banda merrej me grabitje dhe më pas bënte pastrimin e parave. Ndërkohë pjesë e grabitjeve ishin kryesisht makina, që u merreshin pjesët pas çmontimit dhe shiteshin në treg të zi.

Të arrestuarit do të gjykohen për vjedhje grabitje, pastrim parash, armëmbajtje dhe dhunë ndaj një zyrtari.