Spektaklin e njohur të kërcimit ‘Dancing with the Stars’ prej disa vitesh e ka prezantuar moderatorja e njohur Amarda Toska, por ndryshe nga vitet e tjera në këtë edicion prezantuesja ka qenë ish-missi shqiptar Almeda Abazi.

Moderimi është një eksperiencë e re për modelen, e cila për të qenë pjesë e këtij spektakli i është dashur që të braktis Turqinë për tu vendosur disa kohë në Tiranë.

Ajo së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin 'Lartë e Poshtë' me Eraldo Rexhon, ku ka treguar se i është shumë mirënjohëse Amit, të cilën edhe pse se njeh e ka ndjekur prej disa muajsh në Youtube për të parë se si prezanton.

“Edhe pse nuk e njoh më ka ndihmuar shumë, sepse për një muaj rresht kam parë vetëm Amin në internet. E falënderoj nëpërmjet kësaj interviste, edhe pse nuk njihemi personalisht mendoj që Ami është shumë e zonja. Veç kësaj më pëlqen shumë edhe si pamje sepse i shkon shumë skenës. Më pëlqen gjithashtu edhe mënyra se si prezanton”, është shprehur Almeda.



