Siç dihet shumë prej këngëtarëve të njohur shqiptar hapat e parë të karrierës së tyre i kanë pasur në skenën e ‘The Voice of Albania’. Njëri prej tyre ka qenë edhe këngëtari tashmë i njohur Ylli Limani, i cili mbrëmjen e djeshme u rikthye në skenën që e bëri të famshëm.

Ai ka qenë i ftuari i mbrëmjes dhe ka argëtuar publikun me disa prej këngëve të tij që janë kthyer në hite.

Por pas performancës së Yllit , Miriam Cani i habiti të gjithë teksa pranoi publikisht se është e penduar që 7 vite më parë nuk e shtypi butonin për Yllin.

"Jooo, nuk e kam shtypur fare butonin për Yllin", u shpreh Miriami duke shtuar se kjo nuk është e rëndësishme para rrugës së suksesit që ka bërë Ylli pas konkurrimit në këtë spektakël që e bëri të famshëm.



