Siç dihet ish-missi shqiptar Almeda Abazi është martuar me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman, por prej disa kohësh ata jetojnë të ndarë duke qenë se Almeda është angazhuar në prezantimin e spektaklit të kërcimit ‘Dancin With the Stars’.

Mirëpo çifti simpatik duket se do të ribashkohet shumë shpejt pasi siç është mësuar ai shumë shpejt pritet që të vizitojë Shqipërinë dhe bashkëshorten e tij.

Momentalisht aktori ndodhet në Afrikë por sipas ‘Icona Style’ ai do të bëhet shumë shpejt pjesë e spektaklit ‘Dancin with the Stars’ dhe jo vetëm si një i ftuar por do jetë edhe pjesë e jurisë së spektaklit.



