Nga Shqipëria / E Premte 6 Prill 2018, 18:06

Pasi u shtrua në psikiatri, merret vendimi përfundimtar nga Gjykata për Vali Corleonen

Personazhi i njohur Vali Coleone pushtoi mediat muajin e kaluar pasi u arrestua nga policia pas ngacmimeve dhe kërcënimeve që u bëri me armë prindërve të tij  për ti nxjerr nga shtëpia.

Siç u raportua në atë kohë ai shfaqi sjelli tepër agresive dhe për këtë arsye u shtrua menjëherë në psikiatri. Ai qëndroi për rreth 30 ditë  në Istitutin e Psikiatrisë Forenzike dhe vetëm sot Gjykata Themelore e Gjilanit  ka marrë vendimin duke i caktuar Corleones masën e detyrueshme të vizitave në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan.

Sipas 'Kallxo.com' Zyrari Sabit Shkodra është shprehur: "Të pandehurit P. V., i është shqiptuar masa e detyrueshme psikiatrike në liri, në kohëzgjatje prej 6 muajve në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan".